Mediat palestineze: Të paktën 20 viktima në sulmet izraelite në Gazë
- Të paktën 20 persona janë vrarë në dy sulme izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, njoftojnë mediat palestineze.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:49, 18 prill, 2025

Tel Aviv, 18 prill 2025 (MIA) - Të paktën 20 persona janë vrarë në dy sulme izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, njoftojnë mediat palestineze.
Agjencia e lajmeve VAFA njoftoi se 11 persona, mes të cilëve edhe dy të mitur, u vranë në sulmin me dron gjatë natës në një shtëpi në lagjen Tel Al-Zatar në veri të Gazës.
Në sulmin e dytë, janë vrarë 10 persona kur një aeroplan luftarak izraelit bombardoi një shtëpi familjare në Bani Suhaila, një qytet në lindje të Kan Junis, në jugun e Rripit.
Deri tani nuk ka konfirmim nga Izraeli për këto pretendime palestineze. Ushtria izraelite njoftoi se do t'i hetojë raportimet. qa/
Foto: arkivi i MIA-s