Me seancë solemne të Qeverisë së Kosovës fillon ngjarja kushtuar 27-vjetorit të rënies heroike të familjes Jashari
- – Me seancë solemne të Qeverisë së Kosovës sot në Prishtinë fillon ngjarja me rastin e “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”, kushtuar përvjetorit të vrasjes së anëtarëve të familjes Jashari në Prekaz.
- Post By Fitore Curri
- 09:26, 5 mars, 2025

Prishtinë, 5 mars 2025 (MIA) – Me seancë solemne të Qeverisë së Kosovës sot në Prishtinë fillon ngjarja me rastin e “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”, kushtuar përvjetorit të vrasjes së anëtarëve të familjes Jashari në Prekaz.
Ngjarjet vazhdojnë edhe sot me parakalimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku do të marrin pjesë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti me anëtarë të Qeverisë.
Në kuadër të programit për shënimin e ngjarjes, siç bëri të ditur Qeveria e Kosovës, do të mbahen mbledhje solemne në të gjitha komunat, përderisa ora e parë mësimore sot në shkolla do t’i kushtohet “Epopesë së UÇK-së”.
Aktivitetet do të vazhdojnë më 6 mars, kur përfaqësuesit më të lartë të Kosovës dhe liderët partiakë do të vendosin lule në varrin e komandantit të parë të UÇK-së, Adem Jashari, në fshatin Prekaz.
Programi për shënimin e 27-vjetorit përfundon më 7 mars në fshatin Prekaz me manifestimin “Nata e zjarreve” dhe program artistik. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s