• e enjte, 06 mars 2025

Shejnbaum: Meksika do të kërkojë partnerë tjerë tregtarë nëse SHBA i mban tarifat

Shejnbaum: Meksika do të kërkojë partnerë tjerë tregtarë  nëse SHBA i mban tarifat

Meksiko Siti, 5 mars 2025 (MIA) - Nëse tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Tramp mbeten në fuqi, Meksika do të kërkojë partnerë të tjerë tregtarë, duke përfshirë Kanadanë, tha sot presidentja meksikane Klaudia Shejnbaum.

"Nëse tarifat vazhdojnë, Meksika do të kontaktojë Kanadanë dhe vendet e tjera," tha Shejnbaum.

Mediat britanike raportojnë se ajo nesër pret të bisedojë me Trampin për tarifat.

Trampi vendosi tarifa prej 25 për qind për mallrat kanadeze dhe meksikane dhe i kufizoi tarifat në 10 për qind kur bëhet fjalë për importimin e produkteve kanadeze të energjisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR