• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbrojtja kundërajrore ukrainase zmbrapsi sulm në Kiev, guvernatorë rusë njoftojnë për sulme të dronëve ukrainas

Mbrojtja kundërajrore ukrainase zmbrapsi sulm në Kiev, guvernatorë rusë njoftojnë për sulme të dronëve ukrainas

Kiev, 18 shtator 2024 (MIA) – Mbrojtja kundërajrore ukrainase veproi në periferitë e Kievit që të zmbraps sulm nga dronët rus, bëhet e ditur në kumtesën e administratës ushtarake në Telegram.

Zaporozhja gjithashtu ishte nën sulm masiv, sipas Ivan Fedorov, shef i administratës ushtarake rajonale. Dy persona humbën jetën në sulmin në zonën Zaporozhjë.

Forcat ukrainase njoftuan për alarme ajrore në disa rajone, pasi Rusia lansoi dronët “Shahed”. 

Guvernatorë rusë njoftojnë se shtatë dronë ukrainas ishin shkatërruar në Rajonin e Smolenskut, ndërsa 14 dronë në Rajonin Bryansk. Mbetje nga droni ukrainas shkaktuan zjarr në Rajonin e Tverit. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR