Irani: Nesër do t'u japim "një shans të vërtetë" negociatave me SHBA-në për programin bërthamor
- Irani sot kumtoi se nesër do t'u japë një "shans të vërtetë" bisedimeve në nivel të lartë me SHBA-në për programin bërthamor, pasi presidenti amerikan Donald Tramp u kërcënua me bombardime nëse bisedat nuk kanë sukses.
- Post By Sara Ademi
- 12:21, 11 prill, 2025

Teheran, 11 prill 2025 (MIA) - Irani sot kumtoi se nesër do t'u japë një "shans të vërtetë" bisedimeve në nivel të lartë me SHBA-në për programin bërthamor, pasi presidenti amerikan Donald Tramp u kërcënua me bombardime nëse bisedat nuk kanë sukses.
Trampi para disa ditësh publikoi se Uashingtoni dhe Teherani do të fillojnë bisedimet në Oman, i cili edhe paraprakisht ka ndërmjetësuar mes Perëndimit dhe Iranit.
Ministria iraniane e Punëve të Jashtme kumtoi se SHBA duhet ta respektojë vendimin e Iranit të përfshihet në negociatat. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s