• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë: Naftë nga rezervat shtetërore për Qytetin e Shkupit për zgjidhjen e problemit me autobusët

Mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë: Naftë nga rezervat shtetërore për Qytetin e Shkupit për zgjidhjen e problemit me autobusët

Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) – Qeveria u përfshi në zgjidhjen e problemit me mungesën e naftës për autobusët e NQP Shkup. Në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme është marrë vendim me të cilin do të mundësohet qytetit të Shkupit t’i huazojnë një pjesë të rezervave shtetërore të naftës. 

Siç informojnë për MIA-n nga Qeveria, sot, mes tjerash, Byroja për Furnizime Publike mori vendim me të cilin janë përmbushur kushtet për zbatimin e procedurës me negocimin pa shpallje të konkursit që të shkurtohet periudha e furnizimit të derivatit të nevojshëm qytetit të Shkupit. 

Me këtë, siç potencohet, Qeveria e mbyll çështjen e vështirësive të shkaktuara në punën e ndërmarrjes së qytetit për transport publik. 

Në mbledhjen e jashtëzakonshme në të cilën u debatua për mungesën e karburanteve për sigurimin e transportit publik në territorin e Qytetit të Shkupit, ishte konstatuar gjendja e keqe dhe mungesa e karburantit për nevojat e Ndërmarrjes Qarkulluese Publike me çka Qeveria u përfshi në zgjidhjen e këtij problemi. 

Tashmë dy ditë në rrugët e Qytetit të Shkupit po qarkullojnë nga tridhjetë autobusë të ndërmarrjes qarkulluese të qytetit për shkak të mungesës së naftës. Qytetarët me orë presin autobus. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR