Mbi 200 kompani britanike pranuan javë të punës prej katër ditësh
- – Më shumë se 200 kompani britanike përfundimisht u transferuan në javë të punës prej katër ditëve pa ulje të pagave të të punësuarve.
- Post By Fitore Curri
- 14:37, 27 janar, 2025
Londër, 27 janar 2025 (MIA) – Më shumë se 200 kompani britanike përfundimisht u transferuan në javë të punës prej katër ditëve pa ulje të pagave të të punësuarve.
Në mesin e kompanive të cilat u pajtuan për javë të punës prej katër ditëve ka agjenci marketingu, firma të TI-së dhe shoqëri të konsulencës, të cilat bashkë punësojnë mbi 5.000 njerëz.
“Java pesëditëshe e punës është menduar para 100 viteve dhe më nuk është e përshtatshme për qëllimin”, deklaroi drejtori i fushatës së Fondacionit javë katër ditëshe”, Xho Rajlli.
Ai shtoi se qindra kompani britanike dhe një këshill lokal treguan se java katër ditëshe e punës pa uljen e pagave mund të jetë kombinim përfitues edhe për punëtorët edhe për punëdhënësit.
“Me 50 për qind më shumë kohë të lirë, java katër ditëshe u jep njerëzve liri të jetojnë më të lumtur dhe më të përmbushur”, theksoi Rajlli. fc/
Fotografia: EPA