Lapid: Mënyra e vetme për t'u parandaluar sundimi i Hamasit në Gazë është marrëveshja diplomatike me Autoritetet palestineze
- Lideri i opozitës izraelite, Jair Lapid sot deklaroi se mënyra e vetme për t'u parandaluar sundimi i Hamasit në Gazë dhe të vendoset siguri rajonale, është pjesëmarrja në një marrëveshje më të gjerë diplomatike me aktorët rajonal, përfshirë edhe me Autoritetet palestineze (AP).
- Post By Arta Bunjaku
- 12:10, 28 janar, 2025
Tel-Aviv, 28 janar 2025 (MIA) - Lideri i opozitës izraelite, Jair Lapid sot deklaroi se mënyra e vetme për t'u parandaluar sundimi i Hamasit në Gazë dhe të vendoset siguri rajonale, është pjesëmarrja në një marrëveshje më të gjerë diplomatike me aktorët rajonal, përfshirë edhe me Autoritetet palestineze (AP).
"Secili që dje pa se si qindra mijë banorë të Gazës e kalojnë Korridorin negen dhe kthehen në veri të Rripit (Gazë), kupton se lufta ka përfunduar", tha Lapid në konferencën në Tel-Aviv organizuar nga grupi i komandantëve të trupave të sigurisë izraelite", kumtoi "Tajm of Israel".
Sipas tij, nëse Izraeli nuk fillon proces diplomatik, Hamasi thjeshtë do të kthehet të sundojë me Gazën, ndërsa Izraeli do të humbë mundësi historike.
Megjithatë, tha ai, "kjo nuk do të ndodhë me këtë qeveri të netanjahut", në masë të madhe sepse kryeministri tha se refuzon "të pranojë se Autoritetet palestinete do të kenë rol në Gazë".
Lapid shtoi se pa përfshirje të Autoriteteve palestineze në Rripin e Gazës, "sauditët, emiratët, egjiptianët, jordanezët nuk do të prëfshihen". ab/
foto: МIА arkivi