• e enjte, 30 janar 2025

Përfundon bllokada 24 orëshe e studentëve në Beograd

Përfundon bllokada 24 orëshe e studentëve në Beograd

Beograd, 28 janar 2025 (MIA) - Bllokada e studentëve në lagjen Autokomandë në Beograd ka përfunduar rreth orës 10 dhe gjatë natës nuk ka pasur incidente në këtë zonë.

Sipas informacioneve të mediave serbe, studentët pastruan zonën që kishin bllokuar që nga ora 10 e ditës së djeshme, ndërsa shërbimet e qytetit kanë pastruar plehrat të vendosura në lokacion.

Policia dhe siguria kanë koordinuar tërheqjen e studentëve nga një nga rrugët më të frekuentuara në Beograd. Trafiku tashmë po zhvillohet normalisht.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR