Shlapka: Polonia është ambicioze dhe e përkushtuar ndaj zgjerimit të BE-së
- Zgjerimi i BE-së është një prej prioriteteve të kryesimit polak dhe Polonia është ambicioze dhe e përkushtuar ndaj këtij procesi, deklaroi sot ministri polak për Bashkimin Evropian, Adam Shlapka para fillimit të mbledhjes së Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së në Bruksel.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:56, 28 janar, 2025
Bruksel, 28 janar 2025 (MIA) - Zgjerimi i BE-së është një prej prioriteteve të kryesimit polak dhe Polonia është ambicioze dhe e përkushtuar ndaj këtij procesi, deklaroi sot ministri polak për Bashkimin Evropian, Adam Shlapka para fillimit të mbledhjes së Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së në Bruksel.
"Por, përparimi nuk varet vetëm nga Kryesimi. Përparimi varet edhe nga Komisioni, përparimi varet edhe nga vendet anëtare dhe gjithsesi nga kandidatet për anëtarësim", tha Shlapka, duke shtuar se Polonia ka program ambicioz lidhur me zgjerimin.
Ai shtoi se kryesimi polak i pret raportet nga Komisioni evropian dhe është e gatshme që çështjen për zgjerimin ta "vendosë në tryezë" para Këshillit të BE-së.
Lidhur me tubimet protestuese në Serbi, Shlapka tha se protestat janë pjesë e demokracisë dhe me to njerëzit e shprehin mendimin e vet.
Lidhur me pyetjen e gazetarëve për qëndrimin e Kryesimit polak për këto protesta, Shlapke deklaroi se në to shihet edhe si ndaj një lloj mbështetjeje për përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.
"Ne jemi të vendosur ta përshpejtojmë zgjerimin, përfshirë edhe në raport me Serbinë", shtoi Shlapka.
Prioritetet e Kryesimit polak me BE-në në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë temë e mbledhjes së sotme të Këshillit për punë të përgjithshme të Bashkimit Evropian. ab/
Foto: Skrinshot