Të shtëna në kufirin SHBA- Meksikë
- Në afërsi të kufirit jugor të SHBA-së dje ka pasur shkëmbim zjarri mes agjentëve të patrullës kufitare amerikane dhe anëtarëve të një karteli meksikan.
- Post By Fami Bajrami
- 10:47, 28 janar, 2025
Uashington, 28 janar 2025 (MIA) – Në afërsi të kufirit jugor të SHBA-së dje ka pasur shkëmbim zjarri mes agjentëve të patrullës kufitare amerikane dhe anëtarëve të një karteli meksikan.
Incidenti i armatosur ka ndodhur pranë qytetit Frinton të Teksasit, kur një grup emigrantësh ka tentuar të futet ilegalisht në SHBA.
Sipas mediave amerikane, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Shërbimi amerikan për migracion dhe doganë ka bërë të ditur dje se ka arrestuar 1.179 persona, ndërsa 853 janë në paraburgim emigracioni.
foto: arkivi i MIA-s