• e enjte, 30 janar 2025

Matelko-Zgombiq: T'i mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në përmbushjen e kushteve për anëtarësim në BE

Matelko-Zgombiq: T'i mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në përmbushjen e kushteve për anëtarësim në BE

Bruksel, 28 janar 2025 (MIA) - Zgjerimi i BE-së është një prej politikave që është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjitha gjashtë vendet nga Ballkani perëndimor dhe paraqet mundësi që secila prej tyre të zbatojë reforma dhe t'i përmbushë kushtet e kërkuara për anëtarësim në Union, deklaroi sot sekretarja shtetërore kroate për Evropë, Andreja Matelko-Zgombiq.

"Kështu do të mund të transformohen, të përballen me të kaluarën, t'i zhvillojnë më mirë marrëdhëniet e mira fqinjësore, të kontribuojnë për bashkëpunimin rajonal dhe do të thosha, me të vërtetë të kontribuojnë për mirëqenien e populaltës së vet dhe për prëforcim të ekonomisë", theksoi Matelko-Zgombiq para fillimit të mbledhjes së Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së në Bruksel.

Ajo shprehi këanqësi që zgjerimi do të jetë në fokus në periudhën në vijim, duke cekur se BE-ja duhet t'i mbështesë vendet kandidate për anëtaërsim në mëynrë që t'i realizojnë të gjitha përpjekjet për inkuadrim në Union.

Sipas saj, parimi gjithpërfshirës i prioriteteve të Kryesimit polak me BE-në për siguri më të madhe të Unionit, do të thotë edhe fokusim në zgjerim, sepse ai proces kontribuon për stabilitetin dhe sigurinë e bllokut dhe fqinjësisë së tij.

"Kroacia çdoherë ka qenë mbështetëse e procesit të zgjerimit dhe ne me të vërtetë besojmë se nëse ky proces është i bazuar në merita dhe nëse ka fuqi transformuese për vendet kandidate, atëherë me të vërtetë mund të jetë i suksesshëm dhe atëherë me të vërtetë mund të jetë i dobishëm edhe për to edhe për vendet evropiane", theksoi Matelko-Zgombiq.

Sipas saj, vetëm nëse rreformat lidhur me afrimin drejt BE-së zbatohen dhe atë në mënyrë të drejtë, atëherë ato do të mund të kontribuojnë për transformim të një vendi kandidat për anëtarësim.

"Në të vërtetë ky është prëfitimi më i madh nga i tërë procesi i zgjerimit", shtoi Matelko-Zgombiq. ab/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR