Robert Kenedi: SHBA deri në shtator do ta bëjë të ditur arsyen për epideminë e autizmit
- Autoritetet amerikane deri në shtator të këtij viti do ta konfirmojnë arsyen për autizmin, tha sekretarja amerikane për shëndetësi Robert Kenedi Xhunior.
- Post By Sara Ademi
- 08:59, 11 prill, 2025

Uashington, 11 prill 2025 (MIA) - Autoritetet amerikane deri në shtator të këtij viti do ta konfirmojnë arsyen për autizmin, tha sekretarja amerikane për shëndetësi Robert Kenedi Xhunior.
"Do ta bëjmë të ditur deri në shtator. Filluam testim masiv dhe hulumtime ku do të përfshihen qindra shkencëtarë nga e gjithë bota", tha Kenedi në takimin e kabinetit të presidentit Donald Tramp.
"Deri në shtator do ta kuptojmë që çka e ka shkaktuar epideminë e autizmit dhe do të mund t'i eliminojmë ato ekspozime.
Në shkurt, Trampi urdhëroi të krijohet një komision "Bëje Amerikën sërish të shëndetshme", ku bëjnë pjesë Kenedi dhe ministra tjerë, që të shqyrtohet gjithçka, nga shkallët e autizmit dhe astma tek fëmijët deri te sasia e barnave që u janë shënuar për ADHM ose gjendje tjera.
Diagnozat për autizëm në SHBA dukshëm u rritën nga viti 2000, që e përforcoi brengën e opinionit. Shkencëtarët hulumtojnë me dekada se cilët faktorë gjenetik ose ekologjik mund të kontribuojnë për autizëm, por arsyet për shumicën e rasteve mbesin të paqarta.
Kenedi kohë të gjatë promovoi lidhjen ndërmjet vaksinave dhe autizmit, edhe krahas dëshmive shkencore për të kundërtën. sa/
Foto: EPA