• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mbape: Ende nuk kam marrë vendim se ku do ta vazhdoj karrierën

Mbape: Ende nuk kam marrë vendim se ku do ta vazhdoj karrierën

 Paris, 4 janar 2024 (MIA)  - Lojtari i PSZh-së, Kilian Mbape  është përgjigjur në pyetjen për të ardhmen e tij pas fitores së mbrëmshme ndaj Tuluzit (2:0) në Superkupën e Francës.

"E ardhmja ime? Ende nuk kam marrë  vendim. Në vitin 2022, nuk e dija vendimin tim përfundimtar deri në maj. Këtë herë, ta dija se çfarë dua të bëj, nuk do ta lejoja vendimin të zvarritet. Nuk do të ketë kuptim", tha Mbape për "AS".

 Më 1 janar, u njoftua se Real Madridi i bëri një ofertë zyrtare futbollistit francez dhe caktoi një afat për marrjen e vendimit - mesi i janarit.

Marrëveshja e Mbapes me PSZH-në është deri në verën e vitit 2024. Këtë sezon ai luajti 23 ndeshje për parisienët në të gjitha ndeshjet, shënoi 22 gola dhe dy asistime. 

Portali "Transfermarkt" e vlerëson lojtarin në 180 milionë euro. 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR