• e mërkurë, 03 korrik 2024

EURO2024: Franca në çerekfinale

EURO2024: Franca në çerekfinale

Dyseldorf, 1 korrik 2024 (MIA) - Futbollistët e Francës e kanë mundur sonte Belgjikën me rezultatin 1:0 dhe u kualifikuan në çerekfinale të Kampionatit evropian në Gjermani.

Kualifikimin mes tetë kombëtareve më të mira në Evropë, Franca e siguroi në fund të ndeshjes në Dyseldorf me autogolin e Vertongenit në minutën e 85-të, i cili e dërgoi topin në rrjetin e ekipit të tij pas goditjes së Kolo Muanit.

Kundërshtar i Francës në çerekfinaëe do të jetë fituesi nga ndeshja e një të tetës së finales mes Portugalisë dhe Sllovenisë.

Çiftet çerekfinale në EURO2024 do të kompletohen nesër, kur në program janë dy ndeshjet Rumania-Holanda dhe Austria-Turqia. bsh/

Foto: UEFA EURO2024

 

QËNDRONI TË LIDHUR