Tinejxheri Giju nga Barcelona kalon në Çellsi
- Çellsi zyrtarisht sot e ka angazhuar tinejxherin e Barcelonës, Mark Giju (18), pasi ekipi londinez e ka paguar klauzolën prej gjashtë milionë eurove, publikoi gazeta "Mundo Deportivo".
- Post By Besnik Shuki
- 18:54, 1 korrik, 2024
Londër, 1 korrik 2024 (MIA) - Çellsi zyrtarisht sot e ka angazhuar tinejxherin e Barcelonës, Mark Giju (18), pasi ekipi londinez e ka paguar klauzolën prej gjashtë milionë eurove, publikoi gazeta "Mundo Deportivo".
Giju ka luajtur në shtatë ndeshje për ekipin e parë të Barcelonës, duke shënuar gola kundër Atletik Bilbaos dhe Antverpenit në Ligën e kampionëve.
Sulmuesi spanjoll javën e kaluar i kaloi kontrollet mjekësore në Londër dhe sot ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me opsion për edhe një vit shtesë.
"Kënaqësi e madhe është të nënshkruhet kontratë me Çellsin. Prej në fëmijëri, ëndrra ime ka qenë të luajë në Ligën Premier. Tani kam mundësi të luajë në Çellsi dhe të punojë me mund që të arrijë sukses në Çellsi", deklaroi Giju për faqen zyrtare të londinezëve. bsh/
Foto: Fejsbuk