Derik Uajt do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare me Bostonin
- Basketbollisti i Boston seltiks, Derik Uajt do ta vazhdojë kontratën me klubin, kumtoi insajderi i "ESPN", Adrian Vojnarovski.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:43, 2 korrik, 2024

Boston, 2 korrik 2024 (MIA) - Basketbollisti i Boston seltiks, Derik Uajt do ta vazhdojë kontratën me klubin, kumtoi insajderi i "ESPN", Adrian Vojnarovski.
Kontrata e re do të jetë për 4 vite dhe 125,9 milionë dollarë.
Amerikani 29-vjeçar sezonin e kaluar pati mesatare prej 15,2 pikëve, 4,2 kërcime dhe 5,2 asistime në 73 ndeshje.
Uajt me Bostonin këtë vit u bë kampion në ligën NBA. ab/
Foto: ЕPА