• e martë, 02 korrik 2024

Eshvort drejtor i ri sportiv i Mançester Junajted

Eshvort drejtor i ri sportiv i Mançester Junajted

Mançester, 1 korrik 2024 (MIA) - Mançester Junajted arriti marrëveshje me Den Eshvort për vendin e zbrazët drejtor sportiv në ekip, informoi sot agjencia DPA.

Eshfort u shkarkua nga Njukasëll më parë këtë vit, pasi u paraqitën zëra për zhvendosjen e tij në "Olld Traford".

Sipas informacioneve, Eshvort menjëherë do të fillojë me punë në Mançester Junajted, ndërsa Njukasëll do të marrë dëmshpërblim financiar.

Vlera e dëmshpërblimit, për momentin, nuk është bërë e ditur. 

Eshvort do ta kompletojë ekipin menaxherial në Junajted, pasi klubi tashmë e solli Omar Berada nga Mançester Siti si drejtor ekzekutiv, përderisa Xhejson Uillkoks arriti nga Sauthemptoni për ta marrë drejtimin me moshat e reja. fc/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR