• e mërkurë, 21 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Matarela: Ndjej një zbrazëti të thellë, Papa ishte shembull për mua

Matarela: Ndjej një zbrazëti të thellë, Papa ishte shembull për mua

Romë, 21 prill 2025 (MIA) - Presidenti italian Serxho Matarela deklaroi se vdekja e sotme e Papa Françeskut la një zbrazëti të thellë dhe se pontifi 88-vjeçar argjentinas ishte shembull për të, transmeton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

"Me dhimbje të madhe personale mësova lajmin për vdekjen e Papa Françeskut, duke ndjerë një boshllëk të thellë. Vdekja e Papa Françeskut shkakton dhimbje dhe emocione tek italianët dhe në mbarë botën. Mësimi i tij kujtonte mesazhin e Ungjillit, solidaritetin mes njerëzve, detyrimin për të qenë pranë më të dobëtve, bashkëpunim ndërkombëtar, paqe në emër të njerëzimit. “Mirënjohja ndaj tij duhet të kalojë në përgjegjësi për të punuar drejt këtyre synimeve, siç e ka bërë këtë vazhdimisht”, theksoi presidenti italian. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR