• e hënë, 23 dhjetor 2024

Marinakis: Në këtë moment nuk jemi në pikën të vendosim veto, por respektimi i Marrëveshjes është parakusht i domosdoshëm për perspektivën e BE-së të Maqedonisë së Veriut

Marinakis: Në këtë moment nuk jemi në pikën të vendosim veto, por respektimi i Marrëveshjes është parakusht i domosdoshëm për perspektivën e BE-së të Maqedonisë së Veriut

Athinë, 13 maj 2024 (MIA) - Është e nevojshme të respektohet Marrëveshja e Prespës si lidhje ndërkombëtare mes dy vendeve, por edhe qëndrimin se Greqia ka vazhdimësi dhe duhet të respektojë atë që është rënë dakord, përsëriti zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavlos Marinakis, në brifingun e sotëm të rregullt duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, përfshirë korrespondenten e MIA-së nga Athina.

Duke qenë se si Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë në njoftimin e djeshëm ashtu edhe kryeministri grek mëngjesin e sotëm në Fejsbuk thanë se për progresin në marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugën e vendit drejt BE-së, varen nga respektimi i Marrëveshjes, në pyetjen e korrespondentes së MIA-së nga Athina nëse kjo në praktikë do të nënkuptonte edhe veto greke për perspektivën evropiane, Marinakis theksoi se nuk kemi arritur në atë pikë, por është ende një parakusht i domosdoshëm.

"Në këtë moment nuk jemi deri në këtë pikë, por është e qartë dhe nuk duhen shumë interpretime, parakusht i domosdoshëm për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut është respektimi i Marrëveshjes së Prespës", tha Marinakis.  

Zëdhënësi i Qeverisë greke, madje ka përsëritur atë që ka shkruar mëngjesin e sotëm kryeministri i Greqisë Kiriakos Micotakis se qëndrimi i djeshëm i presidentes Siljanovska Davkova gjatë inaugurimit ishte “provokues dhe fyes dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës”, marrëveshje për të cilën siç thekson "që kur u votua i detyroi dy vendet edhe Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut ta zbatojnë atë”.

Lidhur me qëndrimin e Demokracisë së Re për Marrëveshjen e Prespës që kur ishte në opozitë, iu referua një postimi në Tuiter të 24 janarit 2019 nga Micotakis, asokohe lider i opozitës, ku shkruante se “nëse ratifikohet Marrëveshja e Prespës, atëherë nuk do të jetë e mundur të anulohet sepse ka fuqi më të madhe se çdo ligj tjetër”.

Në të njëjtën kohë, theksoi se presin që “pala tjetër ta respektojë marrëveshjen”, ndërsa ata "si shtet që ka vazhdimësi” do ta bëjnë të njëjtën. 

Në pyetjen e gazetarëve për tre memorandumet me Maqedoninë e Veriut që ende nuk janë ratifikuar në Kuvend, ai i drejtoi pyetje opozitës SYRIZA e cila e ngriti sërish temën.

"E pyesim sinqerisht opozitën, por mbi të gjitha qytetarët. Do të ishte më mirë në këtë periudhë, me qëndrimin e presidentes së Maqedonisë së Veriut, a janë votuar memorandumet? Mos ndoshta është më mirë që nuk janë votuar akoma? Ne jemi të hapur dhe të qartë, duhet të zbatojmë Marrëveshjen e Prespës, por miratimi i memorandumeve varet edhe nga pala tjetër dhe sa do të jetë konsistente me detyrimet e saj ndërkombëtare", theksoi zëdhënësi i Qeverisë greke në konferencën e rregullt me ​​gazetarë dhe korrespondentë të huaj. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR