• e premte, 05 dhjetor 2025

Privohet nga liria biznesmeni Kërmzov

Privohet nga liria biznesmeni Kërmzov

Shkup, 9 qershor 2025 (MIA) - Policia sot në mëngjes arrestoi biznesmenin Risto Kërmzov, për të cilin u hap hetim për keqpërdorim që vlerësohet në rreth 15 milionë euro.

Kërmzovi u arrestua me urdhër të prokurorit publik nga Zyra e Prokurorit publik për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

"Nga ana e nëpunësve të policisë sipas udhëzimeve nga PTHP për NKOK personi R.K. është privuar nga liria, konfirmuan për MIA-n nga MPB-ja.

Hetimi për rastin e njohur si “Kërmzov” është drejt fundit, u konfirmua në një brifing me kryeministrin Hristijan Mickoski në nëntor të vitit të kaluar dhe u theksua se së shpejti do të publikohen informacione rreth keqpërdorimit të milionave që lidhen me rimbursimet e TVSH-së për kompanitë.

Në shtator është realizuar aksion për shmangie të taksave për kompani në Strumicë, Shkup dhe Gostivar. Katër persona u ndaluan, ndërsa prokurori publik i shtetit informoi se është hapur lëndë për mashtrim tatimor dhe pastrim parash dhe se janë marrë në pyetje tre persona, ndërsa për njërin është propozuar masë paraprake.

Hetimi nga autoritetet kompetente për rastin "Kërmzov" tregon se disa miliona euro nga Banka eurostandard janë transferuar në llogari në Turqi. Hetimi, sipas raportimeve të mediave, po zgjerohet në disa kompani të Strumicës që ishin pjesë e skemës së biznesmenit nga Strumica, Risto Kërmzov për keqpërdorim të parave.

Kryeministri Hristijan Mickoski më 16 shtator të vitit të kaluar në lidhje me operacionin e fundit për shmangie të taksave, tha se kjo është një nga seritë e hetimeve që do të pasojnë në periudhën e ardhshme.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR