• e shtunë, 26 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Marina shqiptare do të furnizohet me një korvetë italiane

Marina shqiptare do të furnizohet me një korvetë italiane

Tiranë, 2 prill 2025 (MIA) - Flota detare shqiptare do të ketë së shpejti një super anije, me çka do të disponojë me tre luftanije të reja, deklaroi kryeministri Edi Rama, duke cekur arritjet në sektorin e mbrojtjes.

"Sot kemi një bazë taktike të NATO-s, me një flotë helikopterësh, ndërsa së shpejti me një luftanije të madhe, përveç atyre të vogla. Do të ketë tre luftanije të reja. Ky është vetëm fillimi i transformimit. Industria ushtarake filloi të vendos themelet. Do të rindërtojmë shkollën e aviacionit. Kemi lidhur marrëveshje me një partner shumë të fuqishëm ndërkombëtar", tha Rama, pa dhënë hollësira.

Sipas mediave, anija e cila duhet të mbërrijë së shpejti në bregdetin shqiptar, do të jetë e llojit korvetë, e klasit Kasiopea (Cassiopea) të Marinës italiane. Këto lloj anijesh janë më të vogla se shkatërruesit ose fregatat, por janë të pajisura për detyra të ndryshme detare, si mbrojtja bregdetare ose mbykëqyrje.

Kryeministri Rama tha se gjatë qeverisjes së tij, investimet në ushtri janë dhjetëfishuar. Ai ka theksuar se sot pagat në ushtri janë më të lartat në rajon.

"Ishte armata më keq e paguar në Evropë dhe e zhytur në korrupsion. Sot është armata më e paguar në rajon. Sapo ia kaluam Serbisë sa i përket pagave në armatë. Synimi është që në mandatin e katërt në Shqipëri në vitin 2030, paga mesatare të jetë si paga mesatare e vendeve të NATO-s", paralajmëroi Rama.

Mediat raportojnë se dorëzimi i anijes do të kryhet me një ceremoni solemne, në të cilën pritet të marrë pjesë edhe ministri italian i Mbrojtjes, Gvido Krozeto. rq/

QËNDRONI TË LIDHUR