• e mërkurë, 14 maj 2025

Në Turqi arrestohen rreth 50 persona në kuadër të hetimit kundër Imamoglut

Në Turqi arrestohen rreth 50 persona në kuadër të hetimit kundër Imamoglut

 Ankara, 26 prill 2025 (MIA) - Rreth 50 bashkëpunëtorë të ngushtë dhe mbështetës të ish-kryebashkiakut të arrestuar të Stambollit janë arrestuar në kuadër të hetimit për korrupsion të nisur kundër Ekrem Imamoglu, njoftoi sot Prokuroria e Stambollit.

 Në kuadër të hetimit, janë lëshuar urdhërarreste për 53 persona në Stamboll dhe Ankara, ndërsa 47 persona janë arrestuar, theksohet në kumtesën Prokurorisë.

 Imamoglu u arrestua më 19 mars nën akuzë për korrupsion dhe mbështetje të një organizate terroriste. Më 23 mars, gjykata urdhëroi arrestimin e tij të përhershëm,  ndërsa po atë ditë, në zgjedhjet e brendshme, Partia Republikane Popullore opozitare e propozoi si kandidat presidencial në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të mbahen në vitin 2028.

 Arrestimi i Imamoglut shkaktoi protesta masive në qytetet kryesore të Turqisë, duke çuar në përleshje me policinë dhe qindra të arrestuar, përfshirë edhe gazetarë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR