• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Makroni drejtuar Netanjahut: Duhet të marrin fund vuajtjet e civilëve në Rripin e Gazës

Makroni drejtuar Netanjahut: Duhet të marrin fund vuajtjet e civilëve në Rripin e Gazës

Paris, 15 prill 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makroni sot i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahut se duhet të marrin fund vuajtjee e civilëve në Rripin e Gazës, duke bërë thirrje për armëpushim që do t'i mundësojë lirimin e pengjeve dhe "hapjen e të gjitha vendkalimeve për ndihma humanitare". 

"Armëpushimi, lirimi i të gjitha pengjeve, ndihma humanitare dhe përfundimisht rihapja e perspektivës së një zgjidhjeje politike me dy shtete. Në këtë kontekst, po e mendoj konferencën e qershorit", me të cilën Franca do të bashkëkryesojë në KB, "duke pasur parasyshë interesat e Izraelit dhe të gjithëve në rajon", ka shkruar Makroni në platformën "X". 

Netanjahu në bisedë telefonike i tha Makronit se formimi i shtetit palestinez do të jetë "një shpërblim i madh për terrorizmin", njoftoi kryeministri izraelit. 

"Gjatë bisedës, kryeministri (i Izraelit) fuqishëm e kundërshtoi formimin e shtetit palestinez, duke thënë se kjo do të jetë një shpërblim i madh për terrorizmin", thuhet në njoftim. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR