Makron: Parisi dhe Londra po punojnë për armëpushim njëmujor në Ukrainë
- Franca dhe Britania e Madhe propozojnë armëpushim njëmujor në Ukrainë "në ajër, në det dhe në infrastrukturën energjetike", deklaroi mbrëmë presidenti francez, Emanuel Makron.
- Post By Fami Bajrami
- 07:39, 3 mars, 2025

Paris, 3 mars 2025 (MIA) - Franca dhe Britania e Madhe propozojnë armëpushim njëmujor në Ukrainë "në ajër, në det dhe në infrastrukturën energjetike", deklaroi mbrëmë presidenti francez, Emanuel Makron.
"Përparësia për një armëpushim të tillë është se ne dimë si ta masim, edhe pse vija e frontit është e madhe, e barabartë me distancën nga Parisi në Budapest", theksoi Makron.
Kryeministri britanik, Kir Starmer pas Samitit të djeshëm në Londër deklaroi se Parisi dhe Londra po punojnë për plan për një armëpushim në Ukrainë, të cilin më pas do t'ia prezantojnë SHBA-së. rq/bsh/
Foto: EPA