• e mërkurë, 05 shkurt 2025

Makroni bën thirrje për zgjidhje politike pas armëpushimit në Gazë

Makroni bën thirrje për zgjidhje politike pas armëpushimit në Gazë

 Paris, 16 janar 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makroni bëri thirrje për zgjidhje politike të konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit pas shpalljes së Katarit për marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës.

 Makroni e theksoi rëndësinë e garantimit të respektimit të armëpushimit, duke theksuar lehtësimin e jashtëzakonshëm për banorët e Gazës dhe shpresën për pengjet dhe familjet e tyre pas 15 muajsh të asaj që ai e përshkroi si një "sprovë të pajustifikuar", raporton DPA.

 Ministria franceze e  Punëve të Jashtme në kumtesë theksoi se armëpushimi duhet të zbatohet dhe të ruhet dhe duhet të çojë në lirimin e të gjithë pengjeve.

 Ministria, gjithashtu,  kërkoi aksion urgjent  për zgjidhjen  e krizës humanitare në Gazë dhe një fillim të menjëhershëm të përpjekjeve për rindërtim.

 Franca gjithashtu u bëri thirrje mbështetësve edhe të Izraelit dhe të Palestinës që të përdorin armëpushimin si një mundësi për të punuar drejt një zgjidhjeje për dy shtete, duke garantuar siguri si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët. Kjo, sipas Francës, është e vetmja mënyrë për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR