Mëngjes i ftohtë, gjatë ditës kryesisht me diell
- – Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
- Post By Fitore Curri
- 07:28, 21 mars, 2025

Shkup, 21 mars 2025 (MIA) – Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -6 deri -1, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 22 gradë.
Në Shkup mot me diell me erë të lehtë jugore. Temperatura minimale do të bie deri -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 22 gradë.
Siç informojnë nga DPHM, të shtunën vranësirat do të rriten, ndërsa nga e diela vijon periudhë e motit të ndryshueshëm dhe relativisht të ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Lokalisht reshjet do të kenë karakter të rrëmbyeshëm. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar jugore. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s