• e shtunë, 22 mars 2025

Nikolloski: Ministria e Transportit nuk ka kompetenca për objektin e klubit "Puls"

Nikolloski: Ministria e Transportit nuk ka kompetenca për objektin e klubit

Shkup, 21 mars 2025 (MIA) - Ministria e Transportit nuk kompetenca për objektin e klubit "Puls" në Koçan, i cili është nga kategoria B, sepse pas miratimit të Ligjit për Decentralizimin, Ministria është përgjegjëse vetëm për objektet e kategorisë A, informoi sot ministri përkatës dhe zëvendëskryeministër Aleksandar Nikolloski.

"Objekti është ndërtuar në vitin 1999 sipas planit të vlefshëm në kuadër të Komunës së Koçanit. Është ndërtuar si një industri e lehtë, jo ndotëse dhe u përdor për një periudhë si fabrikë tekstili, ndërsa më pas si magazinë. Më pas u shtua një pjesë prej rreth 50-të metrash katrorë, i cili u legalizua në vitin 2011 në përputhje me Ligjin për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje dhe u lidh me strukturën ekzistuese. Kjo do të thotë se është respektuar gjithçka në aspektin urbanistik", tha Nikolloski në përgjigjen e pyetjen konferencën e sotme për media në Qeveri.

Problemi, siç tha ai, lind në momentin kur përshtatjet dhe rikonstruksionet e ambienteve të brendshme të objektit fillojnë pa asnjë miratim nga askush dhe në mënyrë shtesë është vulosur nga një person i një kompanie private që ose nuk e ka parë se çfarë po ndodhte aty ose e ka parë por e ka injoruar.

 Sipas ligjit aktual, siç ka shpjeguar, Ministria e Ekonomisë është dashur që në afat prej tri ditëve pune, sipas detyrës zyrtare, të kontrollojë deklaratat në deklaratën e aplikantit për licencë se objekti i plotëson dispozitat minimale të parapara.

 Ai shtoi se Inspektorati Shtetëror i Tregut nuk ka as kapacitet dhe as njohuri që të thellohet në të gjitha aspektet e funksionalitetit të një objekti dhe pikërisht për këtë, siç tha ai, disa nga ndryshimet ligjore do të shkojnë në atë drejtim. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR