• e hënë, 24 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

 Në spitalin e Shtipit hospitalizohet një pacient 56 vjeçar nga aksidenti i trafikut në afërsi të Sokolarcit

 Në spitalin e Shtipit hospitalizohet një pacient 56 vjeçar nga aksidenti i trafikut në afërsi të Sokolarcit

Shtip, 21 mars 2025 (MIA) - Në Spitalin klinik të Shtipit është pranuar një pacient 56 vjeçar nga Vinica, pas aksidentit të komunikacionit në autostradën e shpejtë Shtip-Koçan në mes të kryqëzimit Probishtip dhe kryqëzimit Spançev.

 Nga Spitali Klinik-Shtip thonë se janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe incizimet e pacientit, i cili është hospitalizuar tek ata.

Nga Sektori për Punë të Brendshme nga Shtipi njoftojnë se rreth orës 13:00 në Stacionin Policor Koçan është njoftuar se në autostradën e shpejtë Shtip - Koçan ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve "Volksvagen golf" me targa të Vinicës dhe automjetit transportues në pronësi të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Në këtë rast, pesë persona janë lënduar, katër prej të cilëve janë transportuar në spitalin e Koçanit dhe një në Spitalin klinik të Shtipit, thuhet në komunikatën e SPB-Shtip.

 Në komunikatën me shkrim nga SPB-Shtip thuhet se hetimet janë në vijim. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR