Shekerinska: Në nismat për mbrojtje, BE-ja të përfshijë edhe aleatë të cilët nuk janë anëtare të saj
- Bashkimi Evropian në iniciativat e tij të mbrojtjes duhet të përfshijë sa më shumë aleatë, që nuk janë anëtarë të Unionit, theksoi zëvendës-sekretarja e përgjithshme e Aleancës, Radmilla Shekerinska, në fjalimin e saj para Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje të Parlamentit Evropian (SEDE).
- Post By Melahat Baftija
- 16:46, 21 mars, 2025

Bruksel, 21 mars 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian në iniciativat e tij të mbrojtjes duhet të përfshijë sa më shumë aleatë, që nuk janë anëtarë të Unionit, theksoi zëvendës-sekretarja e përgjithshme e Aleancës, Radmilla Shekerinska, në fjalimin e saj para Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje të Parlamentit Evropian (SEDE).
Shekerinska theksoi se në kontekstin aktual të sigurisë në të cilin Evropa përballet me paqëndrueshmëri dhe kërcënime nga shumë drejtime, "detyra jonë më e shenjtë është t'i mbajmë njerëzit tanë të sigurt".
Ajo theksoi se NATO dhe BE janë partnerë të natyrshëm dhe të pazëvendësueshëm dhe se për këtë arsye është e rëndësishme të vazhdohet me forcimin e bashkëpunimit të tyre të ndërsjellë, ndërsa e përshëndeti edhe Planin e Komisionit Evropian për "Riarmatimin e Evropës", rritjen e investimeve në mbrojtje nga anëtarët e Unionit, si dhe mbështetjen evropiane për Ukrainën.
Shekerinska theksoi se Unioni mund të përdorë potencialin e tij unik ekonomik për të forcuar prodhimin e mbrojtjes, inovacionin dhe lëvizshmërinë ushtarake në përputhje me planet, aftësitë dhe standardet ushtarake të NATO-s.
Ajo i përshëndeti iniciativat në nivel evropian dhe kombëtar për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe për të forcuar aftësitë dhe gatishmërinë, ndërsa theksoi se marrëdhënia transatlantike mbetet gur themeli i sigurisë evropiane. Në fjalimin e saj para eurodeputetëve, ajo theksoi gjithashtu nevojën për një "shtyllë më të fortë evropiane brenda një NATO-je të fortë". mb/
Foto: Parlamenti Evropian