• e shtunë, 22 mars 2025

Komuna e Mavrovës dhe Rostushës ka akorduar 500 mijë denarë për të pësuarit në Koçan

Komuna e Mavrovës dhe Rostushës ka akorduar 500 mijë denarë për të pësuarit në Koçan

Dibër, 21 mars 2025 (MIA) - Këshilli i Komunës së Mavrovës dhe Rostushës në seancë të jashtëzakonshme ka miratuar Vendim për akordimin e mjeteve financiare për qytetarët e prekur nga aksidenti tragjik i shkaktuar nga zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan.

"Mbledhja është thirrur me kërkesë të kryetarit Medat Kurtovski, në të cilën këshilltarët unanimisht kanë miratuar vendim për miratimin e mjeteve financiare në shumë prej 500 mijë denarëve, të cilat do të paguhen nga buxheti i komunës", njoftojnë nga komuna.

Seanca e udhëhequr nga Teuta Mirto, mjeke në Qendrën shëndetësore "Ruse Boshkovski" në Rostushë, filloi me një minutë heshtje në shenjë respekti për viktimat. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR