• e hënë, 01 korrik 2024

Më shumë shi në Berovë

Më shumë shi në Berovë

Shkup, 20 maj 2024 (MIA)  -  Gjatë 24 orëve të kaluara më shumë shi ka rënë në Berovë, 14 litra për metër katror, ​​ndërsa më së paku në Kriva Pallankë, Krushevë, Hanet e Mavrovës dhe Gjevgjeli, një litër për njësi sipërfaqe.

 Deri në orën 8:30 janë matur 8 litra për metër katror në Lazaropole, 7 në Shtip, 3 në Strumicë, si dhe 2 në Kumanovë, Manastir, Demir Kapi dhe Kavadar.

 Sipas DPHM-së, mëngjesi i sotëm më i freskët është në Kodër të Diellit dhe në Lazaropole, 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja është 18 gradë në Tetovë dhe Shkup-Zajçev Rid. Njëmbëdhjetë gradë është në Berovë, 12 në Hanet e Mavrovës, 13 në Krushevë. dhe Kriva Pallanka, 14 në Manastir dhe Ohër, 15 në Prilep, Vinicë dhe Strumicë, 16 në Shtip, Dibër, Kavadar dhe Pretor, si dhe 17 gradë në Dojran, Veles, Kumanovë, Demir Kapi, Gjevgjeli dhe Shkup-Petrovec.

  Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Pasdite moti në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima lokale në formë të motit të ligë me reshje të rrëmbyeshme intensive, erë të fortë dhe me paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 16, ndërsa ajo maksimale prej 22 deri në 27 gradë.

 Në Shkup me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pasdite në disa pjesë të luginës moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe kushte për shfaqjen e moti të ligë afatshkurtër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26 gradë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR