• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Besimi në gjyqësor është dy për qind, si qeveri duhet të ofrojmë zgjidhje

Mickoski: Besimi në gjyqësor është dy për qind, si qeveri duhet të ofrojmë zgjidhje

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi se në takimin e sotëm me ambasadorët e BE-së e kanë hapur temën për reformat në drejtësi. Ai theksoi se besimi në gjyqësor është dy për qind dhe se si Qeveri duhet të ofrojnë zgjidhje.

"Hapëm një temë shumë të rëndësishme në opinion, ato janë reformat në drejtësi. Nuk bëhet fjalë për atë nëse kemi pasur apo jo mosmarrëveshje. Çështja është nëse keni ndonjë problem, ndërsa ne kemi problem që edhe ata e kanë konstatuar, qytetarët këtë e thonë në anketa. Besimi në organet e drejtësisë është dy për qind dhe tani kur keni problem duhet të ofroni zgjidhje", tha Mickoski sonte gjatë pjesëmarrjes në “Top Tema” në Televizionin “Telma”.

Ai tha se parashohin një reformë thelbësore në dy institucione, pra në Këshillin gjyqësor dhe në Këshillin e prokurorëve publik.

"Parashohim të kemi një reformë të thellë në dy institucione të rëndësishme, në Këshillin gjyqësor dhe Këshillin e prokurorëve publik, sepse është e qartë se nga ato dy institucione varet politika kadrovike në kuadër të Prokurorisë dhe gjykatave, si dhe mënyra se si vlerësohet puna e atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve të sapozgjedhur. Dhe nëse këtë qytetarët e vlerësojnë me dy për qind besueshmëri, atëherë është logjike që ne si qeveri që kemi marrë besimin e qytetarëve të bëjmë diçka. Ne nuk mund të bëjmë gjëra që nuk janë pjesë e programit tonë. Fakti që është pjesë e programit tonë, ne e themi këtë", theksoi Mickoski.

I pyetur për komentin e tij, se ambasadorët e huaj ndërhyjnë në politikën e brendshme lidhur me reformat në drejtësi, ai tha se ata kanë dhënë propozimin e tyre për zgjidhje në drejtësi, ndërsa nga ana tjetër, tha ai, ka pasur individë që kanë thënë se "ne nuk jemi dakord".

"Ambasadorët kryesor, do të thosha, ishin më të butë në atë rast. Unë them aq mund të bëjë. Ne si Qeveri aq mundemi. Nuk mundemi më shumë. Ju jepni zgjidhje, ne do ta pranojmë", thotë Mickoski.

Në pyetjen nëse në takimin e sotëm ambasadorët e BE-së kanë dhënë propozime të tilla, Mickoski është përgjigjur se nuk ka pasur diçka të tillë.

"Jemi të gatshëm të pranojmë çdo zgjidhje që do të mbështesë sistemin e drejtësisë, të paktën të jetë ajo dyshifrore. Të mos jetë dy, tre, pesë për qind, por mbi dhjetë. Nuk kemi interes tjetër", thotë Mickoski.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR