• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski u takua me përfaqësues të kompanisë "Rumble", Korporatës "Cantor Fitzgerald" të SHBA-së dhe Korporatës "Tramp"

Mickoski u takua me përfaqësues të kompanisë

 Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot pati takim me Kris Pavlovskin, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë ndërkombëtare "Rumble", Hauard  Lutnik, themelues dhe drejtor ekzekutiv  i një prej korporatave kryesore financiare në SHBA,  "Kantor Fitzgerald" dhe me Devin Nunes, ish-kongresmen nga Kalifornia dhe drejtori i tanishëm ekzekutiv i korporatës "Tramp" për media dhe teknologi.   

 

Në takim, siç informon  pres shërbimi qeveritar, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në sektorin digjital dhe reformat digjitale që duhet t'i zbatojë vendi ynë për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe thjeshtimin e jetës së tyre, me fokus lirinë digjitale dhe transformimin e shoqërisë së Maqedonisë së Veriut.

 U bisedua  edhe për më shumë mundësi për bashkëpunim ekonomik në fusha të ndryshme të shtetit.

Foto: Qeveria e RMV-së 

 

QËNDRONI TË LIDHUR