Në pushim prej 30 ditëve janë lëshuar pesë të dënuar nga burgu i Shtipit të cilët ishin të dënuar për ngjarjet më 27 prill
- Nga Burgu i Shtipit sot janë lëshuar në pushim prej 30 ditëve pesë të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, konfirmuan për MIA-n nga Burgu i Shtipit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:18, 22 korrik, 2024
Shtip, 22 korrik 2024 (MIA) - Nga Burgu i Shtipit sot janë lëshuar në pushim prej 30 ditëve pesë të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, konfirmuan për MIA-n nga Burgu i Shtipit.
Nga atje konfirmojnë se nga sot me ndërprerjen e dënimit prej 30 ditëve, ndërsa me nënshkrim të drejtorit të Drejtorisë Ekzekutim të Sanksioneve janë personat Jane Çento, Aleksandar Janevski-Toshka, Oliver Popovski, Mitko Çavkov dhe Mitko Peshev, ndërsa më 25 korrik do të lirohet Dushko Llazarov gjithashtu me ndërprerjen e dënimit prej 30 ditëve, ndërsa me nënshkrimin e drejtorit të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve.
U.d. drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve Aleksandar Pandov, sot në një konferencë për media në pyetjen e gazetarëve lidhur me të burgosurit nga Shtipi, në mesin e të cilëve ka edhe të dënuar për "27 prillin", ndërsa të cilët kanë kërkuar të lirohen për shkak të ndërhyrjes shndetësore, Pandov u përgjigj se një praktikë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
"Si ushtrues detyre e vetmja gjë që mund të bëj është nëse vjen një kërkesë nga një i burgosur me dokumentacion se ka një problem akut shëndetësor, që duhet të kryejë një ndërhyrje shëndetësore, nuk kam të drejtë ta refuzoj. Fakti është se ndërkohë që kur kam qenë në detyrë kanë ardhur disa kërkesa të tilla dhe janë nënshkruar nga ana ime", tha ai.
Foto: Arkivi i MIA-s