• e diel, 14 prill 2024

Më së shumti shi në Manastir 43 litra për metër katror, ​​borë në Kodrën e Diellit dhe në Krushevë

Më së shumti shi në Manastir 43 litra për metër katror, ​​borë në Kodrën e Diellit dhe në Krushevë

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA) - Më së shumti shi gjatë natës së kaluar ka rënë në Manastir 42 litra për metër katror, në Krushevë 38, Prilep 35, Gjevgjeli 33 dhe në Ohër 26 litra, kumtoi DPHM.

Shtresë debore prej 11 centimetra ka në Lazaropolë, në Kodrën e Diellit nëntë dhe në Krushevë katër centimetra.

Gjatë natës mot i vranët me reshje të herëpashershme të dendura shiu, sidomos në pjesët jugperëndimore të vendit. Era u dobësua dhe filloi të fryjë kryesisht nga veriu. Mëngjesin e sotëm ka më shumë reshje në zonat jugore dhe qendrore të vendit. Më shumë borë ka filluar të bjerë në Krushevë, ndërsa borë bie edhe në Kodrën e Diellit dhe Lazaropolë.

Moti sot do të jetë me vranësira dhe më i freskët me reshje shiu, , vende-vende dhe veçanërisht në pjesët jugore më intensive. Në zonat malore reshjet do të jenë të borës, e sidomos në pjesët perëndimore të disa vendeve më të larta reshjet do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Reshjet e shiut do të ndalen deri nga fundi i ditës. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 9 deri në 14 gradë.

Në Shkup vranët me reshje shiu, të cilat pasdite do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR