• e premte, 05 dhjetor 2025

Më 11 shtator Rama do ta kumtojë përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, një ditë më vonë do të konstituohet parlamenti

Më 11 shtator Rama do ta kumtojë përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, një ditë më vonë do të konstituohet parlamenti

Tiranë, 9 shtator 2025 (MIA) - Në Shqipëri këto ditë do të ndodhin dy ngjarje të rëndësishme politike, më 11 shtator do të publikohet përbërja e qeverisë së re, ndërsa një ditë më vonë do të konstituohet parlamenti i ri, i 11-ti me radhë pas rënies së komunizmit.

"Pritja përfundon. Edi Rama e ka përgatitur ekipin e tij për mandatin e katërt dhe do ta prezantojë këtë të enjte, më 11 shtator, para anëtarëve të Kuvendit të Partisë Socialiste. Siç mësohet, në kabinetin e ri qeveritar, do të ketë persona të rinj", njoftoi "euronews.al.".

Një ditë pas shpalljes së ministrave të rinj, pritet të konstituohet edhe përbërja e re parlamentare.

"Të premten, parlamenti do të mbajë dy seanca. Njëra prej tyre do të jetë në mëngjes kur do të verifikohen mandatet, e pastaj, po atë ditë, pasdite, 140 deputetët do të kthehen për të bërë betimin dhe për të zgjedhur kryetarin e kuvendit. Ai zgjidhet me propozimin e të paktën 15 deputetëve, me votim të fshehtë dhe pa debat, me shumicë votash", njofton televizioni.

Me seancën e parë do të kryesojë socialisti Vasil Lajo, si deputeti më i vjetër, pasi as Sali Berisha, e as Tritan Shehu, të dy nga Partia Demokratike (PD) në opozitë, të cilët janë më të vjetër se Lajo, nuk pranuan të kryesonin këtë seancë. bsh/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR