• e hënë, 23 dhjetor 2024

LSM ju bën thirrje punëtorëve në protestë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës - 1 Maji

LSM ju bën thirrje punëtorëve në protestë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës - 1 Maji

Shkup, 27 prill 2024 (MIA) - Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë organizon protestë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës - 1 Maji. Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov në letrën e hapur dërguar publikut thekson se lëvizja e punëtorëve në Maqedoni gjendet para një sfide serioze për shkak të, siç bëhet e ditur, raportit të krijuesve të politikave të cilët treguan se kujdesen vetëm për vete dhe për interesat e tyre, ndërsa nuk kujdesen për punëtorët, të drejtat e punëtorëve dhe interesat e punëtorëve. 


"Sot, punëtorët në Maqedoni përballen me presion gjithnjë e më të madh për ekzistencën e tyre për shkak të shpenzimeve të larta për jetë dhe pagave të ulëta. Sindikatat treguan se munden të punojnë shumë në interes të anëtarëve të tyre dhe në interes të punëtorëve. Sindikatat treguan se çdonjëri vet mund të arrijë rezultat, por kemi mundësi që bashkë të tregojmë vendosmëri në luftën e punëtorëve, ashtu siç anëtarët e juaj dhe anëtarët tanë presin edhe ashtu siç presin punëtorët nga ne", bën të ditur ai në letër duke i bëri thirrje anëtarësisë në protestë.

Trendafillov thekson se më 1 maj punëtorët kanë mundësi të tregojnë se janë të pakënaqur dhe se të gjithë ata të cilët pretendojnë ta udhëheqin shtetin duhet ta dëgjojnë zërin e punëtorëve. 


"Kemi mundësi ta shprehim pakënaqësinë tonë, të punëtorëve dhe bashkë të dalim në protestë të madhe të punëtorëve më 1 Maj, veçanërisht për shkak të mundësisë, porosisë, kërkesat tona të punëtorëve t'i shprehim disa ditë para zgjedhjeve parlamentare dërguar të gjithë atyre të cilët pretendojnë që ta drejtojnë shtetin. Si kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë ju lus të tregojmë vendosmëri në luftën, luftën e cila është e përbashkët, për të nesërme më të mirë edhe për të drejta më të mira të punëtorëve", bën të ditur Trendafillov. 

Në protestë pret që LSM-së t'i bashkëngjiten edhe anëtarë të sindikatave dhe qytetarëve të tjerë. 

Në Ditën Nndërkombëtare të Punës - 1 Maji, protesta do të fillojë në orën 11 para Shtëpisë së Punëtorëve deri në Kuvend - Oda Ekonomike - Qeveria. fc/
 

QËNDRONI TË LIDHUR