• e shtunë, 11 prill 2026

MPB: Bastisje në Dellçevë, gjendet drogë dhe dru për ngrohje pa dokumentacion, privohet nga liria një person

MPB: Bastisje në Dellçevë, gjendet drogë dhe dru për ngrohje pa dokumentacion, privohet nga liria një person

Shkup, 11 prill 2026 (MIA) -  Nëpunës policorë nga NJPB Dellçevë në koordinim me nëpunës policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Lindje e privuan nga liria A.K. (48) nga Dellçeva, në shtëpinë e të cilit është gjetur drogë dhe dru për ngrohje pa dokumentacion.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me substancë të ngurtë të bardhë, marihuanë, substancë ngjyrë kafe, 34 tableta dhe fishekë gjuetie.Ndërsa në oborr dhe në një motokultivator me rimorkio është gjetur dru për ngrohje të pavulosur.

Motokultivatori dhe drutë janë sekuestruar nga Policia Pyjore për procedim të mëtejshëm, ndërsa personi është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal përkatës me procedurë të shpejtë. ls/

Foto: MPB
 
 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR