• e shtunë, 11 prill 2026

Mot me vranësira dhe erë

Mot me vranësira dhe erë

Shkup, 11 prill 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa paradite në pjesët lindore do të ketë kushte për reshje të lehta lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht veriore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 6, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 17 gradë, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Në Shkup, paradite me kushte për shi të lehtë, pastaj me vranësira të ndryshueshme me periudha më të shkurtra me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 5, ndërsa maksimale do të arrijë deri 16 gradë.

DPHM paralajmëron se nesër dhe pasnesër do të ketë një stabilizim të përkohshëm të motit. Nesër do të jetë me vranësira mesatare me periudha më të gjata me diell, ndërsa pasnesër me vranësira kryesisht me periudha afatshkurtra me diell në pjesët qendrore të vendit. Nga e marta do të vijojë një periudhë me mot kryesisht me vranësira dhe reshje shiu. Të martën, reshjet do të jenë kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore. Të mërkurën dhe të enjten, me vranësira dhe reshje shiu, të cilat do të jenë më të bollshme të enjten, kur do të ketë edhe kushte për shfaqjen e stuhive të rralla. Deri të enjten do të fryjë erë juglindore, e cila të hënën dhe të martën do të jetë e përforcuar, herë pas here e fortë dhe do të arrijë shpejtësinë prej 50 kilometra në orë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR