• e mërkurë, 22 janar 2025

Londër: Nuk do të shprehim keqardhje për vdekjen e Kirillovit

Londër: Nuk do të shprehim keqardhje për vdekjen e Kirillovit

Londër, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Britania e Madhe nuk do të shpreh keqardhje për vdekjen e Igor Kirillovit, kumtoi Dauning strit 10.

Zëdhënësi i kryeministrit britanik deklaroi se Kirillov "propagandoi një pushtim të paligjshëm dhe imponoi vuajtje dhe vdekje të popullit ukrainas".

"Gjithmonë kemi qenë të qartë se Ukraina ka të drejtën e vetëmbrojtjes kundër luftës ilegale të Rusisë", shtoi ai.

"Siç tha kryeministri dje, Rusia sot mund t'i japë fund këtij konflikti. Agresioni rus është ai që shkaktoi këtë konflikt dhe vuajtjet e vazhdueshme të popullit ukrainas", shtoi zëdhënësi.

Igor Kirilov ka qenë shefi i forcave të mbrojtjes bërthamore të Rusisë, biologjike dhe kimike që nga viti 2017. Kirilov (54) ka lindur më 13 korrik në vitin 1970 në Kostroma, Rusia perëndimore. Ai studioi në Shkollën e Komandës së Lartë ushtarake për mbrojtjen kimike në Kostroma, ku dhe diplomoi në vitin 2007.

Në atentatin e Kirilovit u vra dhe ndihmësi i tij, Ilja Polikarpov. rq/bsh/

Foto: akivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR