• e enjte, 06 mars 2025

LK: Bajerni, Barcelona, Liverpulli dhe Interi me epërsi para ndeshjeve kthyese

LK: Bajerni, Barcelona, Liverpulli dhe Interi me epërsi para ndeshjeve kthyese

Shkup, 5 mars 2025 (MIA) - Futbollistët e Bajernit të Mynihut, Barcelonës, Liverpullit dhe Interit shënuan fitore mbrëmë në ndeshjet e para të përballjeve në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Kampioni francez PSZH e dominoi lojën në Paris, por nuk i shfrytëzoi rastet e shumta për gol, ndërsa ndëshkimi erdhi në fund të ndeshjes kur Liverpulli me golin e Harvi Eliotit në minutën e 87-të siguroi epërsi për ndeshjen kthyese.

Në përballjen gjermane, Bajerni i Mynihut si vendas e mundi Baer Leverkuzenin me rezultat bindës 3:0, me golat e Hari Kejnit (minuta e 9-të dhe 75-të) dhe Xhamal Musialas (54). Baer Leverkuzen nga minuta e 64-të ka luajtur me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të Nordi Mukieles.

Barcelona në Lisbonë, me një lojtar më pak që nga minuta e 22-të për shkak të përjashtimit nga loja të Pau Kubarsit, fitoi me rezultatin minimal me golin e Rafinjas në minutën e 61-të.

Interi ishte dominant në Roterdam, duke e mundur Feenordin me rezultat 2:0 me golat e Markus Turamit (38) dhe Lautaro Martinezit (50).

Ndeshjet kthyese do të luhen më 11 mars. bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR