• e martë, 19 nëntor 2024

Libani ka paralajmëruar se bisedimet indirekte për armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut do të fillojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit

Libani ka paralajmëruar se bisedimet indirekte për armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut do të fillojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit

Bejrut, 6 mars 2024 (MIA) - Së shpejti pritet të fillojnë negociatat indirekte për armëpushim midis Izraelit dhe grupit të armatosur Hezbollah në Libanin jugor, njoftoi DPA, duke iu referuar mediave libaneze.

Kryeministri i përkohshëm libanez, Naxhib Mikati sot paralajmëroi se bisedimet do të fillojnë gjatë muajit të Ramazanit, i cili do të fillojë në fillim të javës së ardhshme, njoftoi agjencia libaneze e lajmeve NNA.

Autoritetet libaneze e studiojnë propozimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Ejms Hohshtajn, këshilltar i presidentit amerikan Xho Bajden. Hohshtajn të hënën ishte në Bejrut për bisedime, që u përqëndruan në përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund luftës midis Hezbollahut, të mbështetur nga Irani dhe Izraeli. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR