• e hënë, 23 dhjetor 2024

Departamenti i Shtetit: Politika e SHBA-së për përdorimin e armëve amerikane nga ana e Ukrainës nuk ka ndryshuar

Departamenti i Shtetit: Politika e SHBA-së për përdorimin e armëve amerikane nga ana e Ukrainës nuk ka ndryshuar

 Uashington, 19 nëntor 2024 (MIA) - Nga Departamenti i Shtetit mbrëmë deklaruan se politika e SHBA-së në lidhje me përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina për sulme në territorin rus nuk ka ndryshuar dhe se Uashingtoni lejon "adaptimin dhe korrigjimin" e kësaj politike nëse "kjo është e përshtatshme".

"Nuk posedoj informacione të reja për këtë politikë. Siç e dini, edhe përpara se Rusia të fillojë pushtimin e saj të plotë, SHBA-ja formoi një koalicion prej mbi 50 vendesh për të ndihmuar Ukrainën dhe për t'i bërë thirrje Rusisë në përgjegjësi për veprimet e saj. E kemi bërë të qartë se do t'i adaptojmë dhe korrigjojmë potencialet që ia sigurojmë Ukrainës kur është e përshtatshme, dhe ju e keni parë këtë të konfirmuar nga veprimet tona gjatë viteve të fundit", deklaroi zëdhënësi i Deprartamentit të Shtetit, Metju Mileri në pyetjen se cila është politika e SHBA-së në lidhje me përdorimin e sistemeve raketore amerikane ATAKMS nga Ukraina kundër caqeve në territorin e Rusisë.

Mileri gjithashtu i theksoi veprimet e Moskës të cilat mund të çojnë në një përshkallëzim të konfliktit.
 
 "Nëse flasim për përshkallëzimin e këtij konflikti, shihet që pikërisht Rusia vazhdimisht po përshkallëzon. Përfshirë veprimet e fundit me mobilizimin rus të mbi 11 mijë ushtarëve të Koresë së Veriut, të cilët tani janë në vijën e frontit në rajonin e Kurskut dhe marrin pjesë në luftimet kundër armatës ukrainase. Ky është një përshkallëzim serioz nga ana e Rusisë – të përfshihet ushtria nga Azia në një konflikt në Evropë", tha ai.

"Siç ka theksuar tashmë Sekretari i Shtetit (Blinkeni), përgjigjja jonë ndaj kësaj do të jetë vendimtare, dhe reagimi i aleatëve të Ukrainës... duhet të jetë po aq vendimtar. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim masa për t'i bërë thirrje Rusisë në përgjegje për veprimet e saj, përfshirë ato që përshkallëzojnë konfliktin, si dhe Korenë e Veriut për veprimet e saj përshkallëzuese", theksoi Miller.
 
Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit refuzoi ta konfirmojë besueshmërinë e informacioneve se Franca dhe Britania e Madhe, në marrëveshje me SHBA-në, vendosën të lejojnë Ukrainën të përdorë armë me rreze të gjata për sulme në territorin e Rusisë, përfshirë raketat Storm Shadow.
 
 "Nuk jam gati t'i konfirmoj këtë informacion në emër të SHBA-së, nuk do të flas në emër të vendeve të tjera", tha Mileri. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR