• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zelenski bëri të ditur se shtatë persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në një sulm rus në Ukrainën verilindore

Zelenski bëri të ditur se shtatë persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në një sulm rus në Ukrainën verilindore

 Kiev, 19 nëntor 2024 (MIA) - Të paktën shtatë persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë mbrëmë në një sulm rus në verilindje të Ukrainës, bëri të ditur presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

 Sulmi me dron kishte për qëllim rajonin Sumi, në kufirin me Rusinë.

 "Mbrëmë një dron goditi Gluhovin, duke shkatërruar një dhomë gjumi në një institucion arsimor", tha Zelenski.

 Ai shtoi se druan se nën rrënoja ka më shumë viktima.

 Foto: Zelenski në Fesjbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR