• e shtunë, 22 shkurt 2025

Kelog: Bisedime të gjata dhe pozitive me Zelenskin, një "udhëheqës luftarak dhe i guximshëm"

Kelog: Bisedime të gjata dhe pozitive me Zelenskin, një

Uashington, 21 shkurt 2025 (MIA) - Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kelog tha sot se ka pasur "biseda të gjata dhe pozitive" me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski gjatë vizitës së tij treditore në Ukrainë.

"Një ditë e gjatë dhe intensive me liderët e Ukrainës. "Biseda të gjata dhe pozitive me Volodimir Zelenski"-n, ka shkruar Kelog në profilin e tij Iks.

Ai ndau deklaratën e Zelenskit në llogarinë e tij për takimin e tyre dje, duke e përshkruar presidentin ukrainas si një "udhëheqës luftarak dhe të guximshëm të një kombi në luftë", i rrethuar nga një ekip "i talentuar" i sigurisë kombëtare.

A long and intense day with the senior leadership of Ukraine. Extensive and positive discussions with @ZelenskyyUa, the embattled and courageous leader of a nation at war and his talented national security team. https://t.co/kLu9roZ5z1

— Keith Kellogg (@generalkellogg) February 21, 2025

"Ukraina është gati për një marrëveshje të fortë, vërtet të dobishme me presidentin e Shteteve të Bashkuara për investimet dhe sigurinë. Ne propozuam mënyrën më të shpejtë dhe më konstruktive për të arritur rezultate. Ekipi ynë është i gatshëm të punojë 24 orë në ditë", shkroi Zelenski në Telegram.

Ai deklaroi se me Kelogun ka pasur një bisedë të mirë dhe të plotë si për situatën në front ashtu edhe për garancitë e sigurisë.

"I jam mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen dypartiake të ofruar për Ukrainën dhe popullin ukrainas", shkroi Zelenski. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR