• e shtunë, 22 shkurt 2025

Sholc mbështet Zelenskin: Ukraina duhet të ketë një vend në tryezën e bisedimeve

Sholc mbështet Zelenskin: Ukraina duhet të ketë një vend në tryezën e bisedimeve

Berlin, 21 shkurt 2025 (MIA) - Ukraina duhet të jetë në tryezën e të gjitha negociatave të ardhshme për paqen, theksoi kancelari gjerman Olaf Sholc, i cili sot pasdite bisedoi në telefon me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.

Ai përsëriti se Kievi duhet të përfshihet në të gjitha negociatat për të ardhmen e tij.

Sipas Berlinit zyrtar, të dy liderët ranë dakord që Ukraina duhet të ketë një vend në tryezën e negociatave të paqes dhe se çështjet e sigurisë evropiane duhet të diskutohen së bashku me evropianët.

"Të dy ranë dakord se bashkëpunimi i ngushtë midis Ukrainës dhe partnerëve të saj të ngushtë është i nevojshëm”, thuhet në kumtesë.

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp më parë në një intervistë për Foks Radio tha se Zelenski nuk ishte mjaft i rëndësishëm për të qenë në takime, duke iu referuar një marrëveshjeje të mundshme paqeje në Ukrainë që SHBA dhe Rusia thuhet se po diskutojnë, por pa praninë e Ukrainës.

"Unë nuk mendoj se Zelenski është mjaft i rëndësishëm për të qenë në takime," tha Tramp në intervistë.

Ai pranoi se Rusia sulmoi Ukrainën, por sugjeroi që ish presidenti i SHBA-së Xhozef Bajden dhe Zelenski ndanjë fajin për dështimin e bisedimeve me Moskën. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR