• e premte, 20 dhjetor 2024

Gardian: Ukraina shënon 1000 ditë nga pushtimi rus dhe fillimi i luftës

Gardian: Ukraina shënon 1000 ditë nga pushtimi rus dhe fillimi i luftës

Kiev, 19 nëntor 2024 (MIA) - Ukraina sot shënon 1.000 ditë nga fillimi i luftës, ndërsa deri tani u vranë mijëra qytetarë ukrainas, ndërsa mbi gjashtë milionë njerëz jetojnë si refugjatë.

Popullata e Ukrainës është zvogëluar për një të katërtën pasi presidenti rus Vladimir Putin filloi ofensivën, më 24 shkurt të vitit 2022, për të cilën Gardiani vlerëson se është konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

"Gardian" sot përkujton se Kremlini e hodhi poshtë planin paqësor të propozuar nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ndërsa i cili duhej të prezantohet në samitin e G-20 në Brazil.

Plani parashikon ngrirjen e konfliktit në pozitat e tanishme të të dyja palëve. Sipas raporteve, plani i Erdoganit përfshin: ngrirjen e frontit, angazhimin e Ukrainës të mos anëtarësohet në NATO në dhjetë vitet e fundit, furnizimin e Ukrainës me armë për mbrojtjen dhe vendosjen e paqësorëve ndërkombëtar në zonën tampon të demilitarizuar në Donbas.

 Paraprakisht, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, hodhi poshtë propozimin e Erdoganit, duke e quajtur "të pabazë" dhe kusht që do të ishte "i papranueshëm" për Rusinë.

Mediat botërore, duke përfshirë Rojtersin dhe "Nju-Jork Tajms", të dielën publikuan se administrata e presidentit amerikan Bajden e ka autorizuar Ukrainën të përdorë raketa lundrimi me rreze të gjatë veprimi ATACMS për sulme thellë në territorin rus. 

SHBA ende nuk e ka konfirmuar këtë informacion. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR