Të paktën tetë ushtarë janë vrarë në sulmin e talibanëve në Pakistan
- Të paktën tetë ushtarë janë vrarë në një sulm në veriperëndim të Pakistanit, njoftuan zyrtarët e policisë atje këtë mëngjes.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:12, 19 nëntor, 2024

Islamabad, 19 nëntor 2024 (MIA) - Të paktën tetë ushtarë janë vrarë në një sulm në veriperëndim të Pakistanit, njoftuan zyrtarët e policisë atje këtë mëngjes.
Përgjegjësinë e sulmit, që ndodhi mbrëmë, e morën talibanët pakistanezë.
Shtatë policë janë rrëmbyer, ndërsa nëntë sulmues janë vrarë në shkëmbim zjarri, deklaroi oficer i inteligjencës që kërkoi të mbetet anonim. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s