• e premte, 05 dhjetor 2025

Kuper: Izraeli po e përkeqëson situatën humanitare edhe ashtu katastrofike

Kuper: Izraeli po e përkeqëson situatën humanitare edhe ashtu katastrofike

Nju-Jork, 24 shtator 2025 (MIA) - Qeveria izraelite po e përkeqëson "situatën humanitare edhe ashtu katastrofike" me zhvendosjen e forcave të veta në qytetin e Gazës, deklaroi shefja e diplomacisë britanike, Ivet Kuper, në Kombet e Bashkuara.

Kuper deklaratën e dha pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për ta njohur shtetin palestinez.

"Forcat izraelite po e eskalojnë konfliktin në Gazë, duke rrënuar sa më shumë shtëpi, duke detyruar familje të frikësuara të ikin", tha ajo. "Kjo është e papranueshme, johumane, tërësisht e paarsyetueshme dhe duhet të ndalojë", tha shefja e diplomacisë britanike.

"I tërë ky veprim i Qeverisë izraelite do ta përkeqësojë statusin humanitar katastrofik", tha Kuper, duke shtuar se eskalimi, gjithashtu, do ta vështirësojë lirimin e pengjeve të mbetura izraelite.

Mijëra njerëz edhe dje akoma iknin nga qyteti i Gazës, përderisa Izraeli vazhdon me ofenzivën e vet tokësore, kumtoi DPA. banorët e qytetait për agjencinë gjermane tha se, për shkak të ashpërsisë së sulmeve, nga e hëna shumë më tepër njerëz e braktisën qytetin në veri të Rripit të Gazës.

Para fillimit të sulmeve të prëforcuara izraelite, rreth një milion banorë dhe perosna të zhvendosur në brendësi jetonin në qytetin e Gazës. Armata izraelite e urdhëroi populaltën të zhvendoset në pjesën jugore të enklavës brengdetare. ab/

foto:ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR